Real Madrid mes vuajtjesh arriti të përmbysë Villarrealin sot me shifrat 2-1, por fitorja e Atletico e zhvleftësoi atë të Los Blancos dhe titulli shkoi në anën tjetër të kryeqytetit.
Pas ndeshjes i mërzitur u shfaq Zidane, që uroi Atleticon, vlerësoi punën e skuadrës dhe vendimin për të ardhmen e la për në ditët në vijim.
“Nuk jam aspak në humor sepse nuk kemi fituar titullin, por duhet të urojmë Atletico Madrid sepse e meritoi ta fitonte. Gjëja më e rëndësishme është ajo që kanë bërë lojtarët tanë.
Dhamë gjithçka në fushë, ashtu siç bëri edhe Villarreal. Duhet të jemi krenarë. E ardhmja ime? Do e shohim me qetësi, në ditët në vijim do flas me klubin”, tha Zidane. /abcnews.al