Zi në familjen shqiptare në Francë, 13-vjeçarja bie nga kati pestë

schedule19:21 - 28 Nëntor, 2022

schedule 19:21 - 28 Nëntor, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë.

Një 13-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga kati i pestë në një pallat në Ban-Saint-Martin Moselle, Francë.

Mediet franceze shkruajnë se ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e shtunën 26 nëntor.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten ende të paqarta.

Sakaq mësohet se viktima ishte fëmija i madh i familjes dhe se ka qenë një prej censeve më të dalluar të shkollës./abcnews.al/