Zhytësi amator izraelit gjen shpatën 900-vjeçare nga Kryqëzatat

schedule11:07 - 19 Tetor, 2021

schedule 11:07 - 19 Tetor, 2021

Një zbulim unik është bërë nga një zhytës amator në Izrael, i cili gjeti një shpatë kryqëzate 900-vjeçare që besohet se i përkiste një kalorësi.

Shpata, tehu e  së cilës tejkalon një metër në gjatësi u zbulua nga Shlomi Katzin dhe iu dorëzua autoriteteve. Besohet se shpata, e mbuluar me organizma detarë, doli në sipërfaqe pas zhvendosjes së rërës.

Autoritetet izraelite deklaruan se pasi të pastrohet dhe analizohet do të prezantohet për publikun. “Shpata, e cila ishte në gjendje të shkëlqyer është e bukur dhe e rrallë dhe me sa duket i përkiste një kalorësi kryqtar,” tha Inspektori i Policisë Pranë Distelfeld.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!