Zhvlerësimi i euros/ Sipërmarrësit: Të krijohet një fond për shpëtimin e eksporteve

schedule21:45 - 5 Korrik, 2023

schedule 21:45 - 5 Korrik, 2023

SHQIPËRI- Zhvlerësimi i monedhës evropiane euro ka prekur në mënyrë ttë drejtpërdrejtë sektorin e eksporteve. Përfaqësues të sipërmarrjes janë shprehur të shqetësuar dhe në këtë kuadër kërkojnë ndërhyrjen e strukturave për t’i ndihmuar pasi kostoja e tyre e prodhimit është shumë e lartë në raport me fitimet.

Sipërmarrësi Gjergji Gjika, thotë në emisionin “Bardh a Zi” se sektori i eksporteve ka marrë goditje të rëndë, pasi niveli i xhiros ka kaluar mbi 15%.

“Këtu po goditet me euron, ata të cilat që nuk janë në thes. Janë emigrantët. Goditen emigrantët, sepse në vend që tu sjellin prindërve 200 euro, tani duhet t’i dërgojnë 300. Pra janë më të varfër. Kush janë të lidhur me euron, në Shqipëri, janë të lidhur eksportuesit. Ata që prodhojnë në Shqipëri dhe eksportojnë jashtë. Mbi 15% është rënia e xhiros. Ai që deri dje bënte një xhiro merret 100 mijë euro, nuk merr më 140 mln lekë, por merr 105 mln lekë.”, tha ai.

Nga ana tjetër, sipërmarrësi Filip Gjoka thotë se duhet të mblidhet një fond për shpëtimin e eksporteve pasi në të kundërt do të humbasin tregjet jashtë, të cilët i kanë fituar me shumë mund dhe përpjekje.

“Një vend, i cili nuk prodhon dhe nuk eksperton nuk mund të quhet shtete. Aq më tepër kur sot po vuajmë  me mungesë të fuqisë punëtore kemi probleme me koston e prodhimit. Le të na lejojnë që këta njerëz t’i paguajmë me tepër. Të gjithë këta punonjës tanë marrin ushqime më lirë, ne do ishim dakord deri diku. Duhet që një takse prej 2% duhet vendosur mbi importet, sepse t’i po tregohesh i pandershëm. Të krijohet një fond për shpëtimin e eksporteve. Të mblidhet qeveria për shpëtimin e eksporteve, nëse do vijojë kjo gjendje, ne do humbin më shumë tregje. Sot jemi të rrezikuar”, shprehet ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!