Përfaqësuesi i Pro Export Albania, Florian Zekja, këtë të mërkurë i ftuar në ABC News me gazetaren Genta Dobra ka analizuar situatën e fundit në të cilën ndodhet euro në vendin tonë.
Zekja në fjalën e tij nga “Sheshi i Dollarit”, ka theksuar se për shkak të një ndryshimi të tillë nga janari deri në mars dëmi ka qenë i madhe me një përllogaritje humbjeje prej 45 milionë eurosh.
Sipas tij vitin e kaluar vlerat e fitimit thuajse ishin dyfishuar por këtë vit është e vështirë pasi sipas tij për kompanitë që prurjet i kanë në euro he pagesën në lekë një situatë e tillë do tu krijojë vështirësi të mëdha.
“Dëmi që nga janari e këtej është shumë i madh dhe kemi bërë një përllogaritje të përafërt, dhe në janar mars të vitit të kaluar ka një humbje prej 45 milionë euro. Shqetësimet në i kemi ngritur përherë në ministrinë e Financave dhe me kryeministrin, sot në fokus ishte rënia e euros dhe se si do të shkojë kjo problematikë. Në atë takim merrnin pjesë 7 shoqata kryesore që kanë dhe inpaktin kryesor nga e gjitha kjo. Humbja është me 10 pikë dhe për një biznes që prurjet i ka në euro dhe pagesën e bën në lekë vështirësia është e madhe.
Duhet që të kemi parasysh se mekanizmat për rregullimin e eurove dhe gjithçka në orë e ka banka e Shqipërisë. Në momentin që do të kemi dhe turizmin do të jetë një katastrofë për bizneset eksportuese. Gurvenatori përgjigjet vetëm parlamentit dhe në letrën që ne kemi shkruar është që ne të zhvillojmë një takim për të parë se si do të shkojë situate.
Viti i kaluar është mbyllur me shifra shumë pozitive, por ky vit ka filluar jo mirë pasi rritja ka qenë minimale duhet që të kemi parasysh se tregu i tekstileve është i mbingopur dhe klientët tanë për të prodhuar. Pasiguria që reflekto në Evropë pasqyrohet dhe në biznese tona. Deri më tani nuk kemi një parashikim të mirë për këtë situatë. Se ku mund të arrijë rreziku i euros nuk e parashikojmë dot por nëse vijojmë në këtë situatë do të kemi bllokim të eksportit të bimëve medicinale dhe mund të kemi stopim të prodhimeve bujqësore. Nëse do të bëhet një ndërhyrje e mirëmenduar dhe e gjithanshme projekti më pozitiv është eleminimi i dëmeve.
Nëse do të marrim rënien apo humbjen që ka pasur sektori dhe nëse ky trend vijon asnjë biznes nuk mund të qëndrojë në këmbë. Pandemia siç pati efekte negative ka pasur edhe efekte pozitive pasi ne u detyruam që të kërkojmë në lidhje me tregjet e tjera të rëndësishme. Ajo që është më e rëndësishme është sesi mundtë reagojmë ne në një vështirësi dhe me problemin e euros, kur e dimë se Bosnja, Maqedonia dhe Bosnja këmbimin e euros e kanë të vendosur me ligj, gjë që te ne nuk është e vendosur”, ka thënë Zekja./abcnews.al