“Zhvishen si në evente sheikësh”, stilistja e njohur kritikon moderatoret shqiptare: Ngatërrojnë pasarelat me ekranin

schedule10:00 - 16 Gusht, 2022

schedule 10:00 - 16 Gusht, 2022

Veshjet e ekzagjeruara që zgjedhin personazhet e ekranit në vendin tonë është bërë shpeshherë një temë diskutimi. Për këtë ka folur dhe stilistja Stela Sallaku, e cila gjatë një interviste, thekson se nuk respektohet etika e veshjes.  Sipas saj, prezantueset sot ngatërrojnë pasarelat me ekranin.

“Zonjat e ekranit ndonjëherë ngatërrojnë pasarelat e modës dhe dasmat me emisionet. Në botë respektohet kodi i etikës dhe audiencës. Moderatoret i kam parë të jenë më të zhveshura se sa do zbuloheshin në një event sheikësh”, theksoi mes të tjerash stilistja Sallaku.

/abcnews.al