Zhvilloi aktivitet partiak, gjobitet dhe i hiqet patenta Lulzim Bashës, policia jep detajet

schedule20:55 - 14 Maj, 2020

schedule 20:55 - 14 Maj, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është proceduar nga policia e Durrësit.

Sipas policisë Basha është proceduar “për shkelje të rregullave kundër përhapjes së COVID-19”.

Kreu i PD zhvilloi sot një takim me biznesin në Durrës duke sfiduar hapur ndalimin për grumbullimet. Kryedemokrati u pa i ulur në ambientet e brendshme të një restoranti me mbi 10 persona të tjerë.

Lexo edhe: Baret mbyllur, Basha sfidon Ramën: Në tavolinë me 12 veta pa maska e pa distancë

Sipas njoftimit të policisë, Basha është dënuar me gjobë dhe heqjen e lejes së drejtimit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Durrësit ka konstatuar me shqetësim një aktivitet partiak të zhvilluar në mjedisin e mbylluar të një lokali, në kundërshtim me Aktin Normativ, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”. Ky aktivitet, që është publikuar gjerësisht sot edhe në media, ka imponuar procedimin administrativ, bazuar mbi Aktin Normativ.

Bazuar mbi Aktin Normativ, është marrë masë administrative 1 milionë lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A.H.

Njëkohësisht janë ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit shtetasit pjesëmarrës në këtë aktivitet, L.B, F. Xh., A.  M.,  R. G.,  A. B., V. N., E. H., A.B., D. B., J.M. dhe A.H.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe  të distancimit social  dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojnë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit do të vijojë me angazhim të plotë e vullnet të palëkundur veprimtarinë e vet ligjzbatuese, në mbrojtje të jetës dhe rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!