Zhvillohet stërvitja e dytë e Kombëtares, të gjithë “legjionarët” në Tiranë, lajme të mira nga Asllani

schedule11:36 - 14 Nëntor, 2023

schedule 11:36 - 14 Nëntor, 2023

Siç ishte lajmëruar edhe më herët nga Federata Shqiptare e Futbollit, për programin mediatiko-stërvitor të Kombëtares, në kuadër të dy sfidave të nëntorit, ndaj Moldavisë më datë 17 dhe ndaj Ishujve Faroe, më datë 20, këtë të martë, që prej orës 11:00, “legjionarët” tanë kanë zhvilluar seancën e dytë stërvitore.

Nën dispozicion të teknikut Sylvinho tashmë është grupi i plotë i Kombëtares, me Laçin, Mitajn, Berishën, Dakun e Kastratin, të cilët mbërritën, mbrëmjen e së hënës, në Tiranë, për të patur mundësinë, që t’iu bashkoheshin në stërvitje shokëve të tyre.

Ndryshe nga stërvitja e parë për sfidën ndaj Moldavisë, këtë të martë duket se ka lajme të mira për teknikutn brazilian, me “fantazistin” e Inter, Kristjan Asllani, i cili ndihet shumë më mirë dhe sot i është bashkuar komplet grupin në stërvitjen ekipore.

Ndërkaq, kujtojmë se e vetmja mungesë për “Mister” Sylvinho është Arlind Ajeti, me qendërmbrojtësin e “gjignatëve” rumunë, të CFR Cluj, që pësoi një dëmtim në kofshë dhe në vendin e tij ka ardhur “shtatlarit” i Lokomotiv Zabreg, Jon Mersinaj. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!