Evelina Azizaj, Koordinatore Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për zhvillimin e turizmit malor, paketën e maleve, duke u ndalur te përfituesit realë të saj.
Gjatë intervistës, Azizaj u shpreh se turizmi malor është kthyer në një prioritet vitet e fundit. Ndërkohë një nismë e tillë synon edhe të nxisë investimet nga Diaspora në zonat malore.
“Turizmi malor dhe rural është kthyer në prioritet vitet e fundit. Ishte momenti për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë. Është shumë e rëndësishme që politikat të hartohet edhe me kontributin dhe perspektivat e qytetarëve. Metodologjia është e përdorur në Britaninë e Madhe, ideja është që në një sallë ke njerëz që vijnë me njohje të ndryshme, përfaqësojnë të gjitha grupet e shoqërisë…në një aktivitet treditor kanë qenë të ekspozuar ndaj objektivave të ndryshme, dhe nisin të kristalizojnë opinionin e tyre se çfarë është e rëndësishme. Dhe u zgjodhën 10 prioritete për të cilat u zhvilluan rekomandimet përkatëse. Pra ka të bëjë me vizionin se si qytetarët e shohin turizmin malor. Paketa e maleve në thelb ka synimin që edhe zhvillimi të jetë i qëndrueshëm, por edhe një paketë që investon për cilësinë e jetës së atyre komuniteteve. Kam qenë në shumë tryeza të shoqërisë civile që kanë diskutuar për paketën e maleve. Edhe unë jam e shqetësuar për mundësinë për të krijuar pabarazi sociale…Nga përvoja që kam, jemi shumë të ekspozuar…e drejta e pronës është edhe një e drejtë themelorë, por edhe të ketë dokumentet e pronësisë…Nga zonat malore njerëzit edhe janë larguar…Njerëzit kanë nevojë edhe për mirëqenie sociale… pra do të duhet të krijohet një ekosistem i qëndrueshëm…Ajo që çfarë u mendua si prioritet për zhvillimin e turizmit malor dhe rural është përpjekja për të mbajtur popullatën sepse nuk mund të ketë turizëm malor nëse nuk ka njerëz që mirëmbajnë jetën në komunitet”, tha ndër të tjera ajo.
/abcnews.al/