Zhvillimet në rajon, vend të veçantë në Abcnews.al, Senja: Ka interes të lartë nga Kosova dhe Maqedonia

schedule17:52 - 8 Prill, 2022

schedule 17:52 - 8 Prill, 2022

Zhvillimet në rajon zënë një pjesë të rëndësishme në raportimet e abcnews.al. në studion e “Ballkan”, me gazetaren Linda Karadaku, kryeredaktori Emirjon Senja theksoi ndër të tjera se përpos zhvillimeve politike në vend, në Abcnews.al ka lexues me shumë interes nga fqinjët tanë si në Maqedoni dhe Kosovë, referuar statistikave.

Pjesë nga diskutimi:

Emirjon Senja: Shqipëria për fatin tonë të keq për shkakun e politikave që janë marrë para një shekulli jemi një vend unik që rrethohemi nga bashkëkombasit tanë. Ne kemi para që ka goxha lexueshmëri goxha interes për atë që ndodh në Tiranë. Ka goxha interes nga Maqedonia nga Kosova. Ne kemi gazetarë të posaçëm që merret me rajonin, të cilët e njohin rajonin, e cila raporton lajmet që kanë të bëjnë me rajonin. Gjithashtu kemi një bashkëpunim të ngushtë me Expressin dhe T7, të cilët na ndihmojnë vazhdimisht. Kjo është qasja që kemi për lajmet për rajonin, audiencës i qasemi edhe me video me lajme të ndryshme. Por sjellim edhe lajme të tjera nga mediat e rajonit të përkthyera në gjuhën shqipe.

Linda Karadaku: Ju mbuloni gjithashtu edh pjesë e Serbisë, Luginën e Preshevës? Është vështirë ta mbulosh Serbinë?

Emirjon Senja: E para se jemi pak larg gjeografikisht, por duhet të kesh njerëz në terren që raporton nga atje. Por kemi të bëjmë me një shtet pavarësisht raporteve të zbutura, por ka një qasje ndryshe për shqiptarët. Shembulli ishin zgjedhjet, u detyruam një lajm të keq që nuk kemi një deputet shqiptar në parlamentin serb, dhe kjo për shkak të ndarjes së shqiptarëve. Fatkeqësisht këto vite tani nuk do flitet keq në parlamentin e Serbisë.

Unë jam i sigurt se ne nuk u bëmë pjesë e një koalicioni se pala kundërshtare nuk i qendron marrëveshjes. Vazhdimisht në shtete përreth shumica i kanë përfituar nga përçarjet që shqiptarët patën me njëri-tjetrin. Para ca muajsh pati zgjedhje në Maqedoni ku pati rënie të deputetëve për shkak të çarjes së shqiptarëve. Një shembull i mirë është Mali i Zi, ku shqiptarët e bashkuar mund të bëjnë ndryshimin. Lugina e Preshevës është shembulli më i mirë i përçarjes, edhe pse prej shekujsh kërkojmë që mos përçahemi.

/abcnews.al