Ambasadorët e vendeve të QUINT-it janë takuar sot me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Lajmin e kanë konfirmuar për Express burime brenda Qeverisë së Kosovës.
Takimi i sotëm i Kurtit me ambasadorët e QUINT-it duket se vjen pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat e Serbisë, të vendosur të hënën nga Qeveria e Kosovës. Pas hyrjes në fuqi të reciprocitetit ndaj targave të Serbisë, forca të mëdha policore u vendosën në pikën kufitare në Jarinje.
Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, automjetet me targa të Serbisë nuk do të mund të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, pa u pajisur me targa të përkohshme “RKS”.
Pagesa për targat e përkohshme është 5 euro dhe vlefshmëria e saj është 60 ditë. /abcnews.al/