Zhvillime të reja për vrasjen në xhirime, autoritetet sekuestrojnë telefonin e aktorit të njohur

schedule15:29 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 15:29 - 17 Dhjetor, 2021

Një urdhër është lëshuar për sekuestrimin e telefonit të Alec Baldwwin pas të shtënave fatale ku qëlloi për vdekje Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të filmit Rust. Urdhri u lëshua nga një gjykatë në Santa Fe, New Mexico, shteti ku po xhirohej filmi.

Autoritetet kërkojnë akses në mesazhet e shkëmbyera mes Baldwin dhe një personi të paidentifikuar. Javën e kaluar, në intervistën e tij të parë televizive që nga aksidenti, Baldwin tha se nuk e kishte tërhequr këmbëzën e armës.

Alec Baldwin shpërthen në lot ndërsa merr pjesë në intervistën e tij të parë që kur Halyna Hutchins u qëllua për vdekje në një set filmi.  Foto: ABC

“Epo këmbëza nuk u tërhoq, unë nuk e tërhoqa këmbëzën…”Jo, jo, jo, jo, jo, unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën askujt dhe do t’i tërhiqja këmbëzën, kurrë.” Hutchins u qëllua për vdekje më 21 tetor gjatë xhirimeve të një skene në një kishë.  Nga të shtënat mbeti i plagosur dhe regjisori Joel Souza.

Urdhër kërkimi i lëshuar nga shteti i New Mexico

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!