Zyrtarisht Juventusi ka nisur revolucionin. Blaise Matuidi, i cili kishte rinovuar pak kohë më parë me bardhezinjtë, nga sot nuk do të jetë pjesë e klubit nga Torino. Gjithçka është zyrtare dhe te Juventusi e falënderojnë mesfushorin e marrë nga PSG në verën e vitit 2017.
“Mesfushori francez lë Juventusin pas tre vitesh dhe pesë trofeve të fituara me klubin. Me ngjyrat tona në shpinë, ai luftoi dhe luajti me zemër në çdo ndeshje, duke ushtruar presion mbi kundërshtarët, Tani Juventus dhe Matuidi i thonë lamtumirë njëri-tjetrit me mbylljen e kontratës me marrëveshje”, shkruan Juventusi, që mes të tjerave vë në dukje që vetëm Paolo Dybala ka luajtur më shumë ndeshje se ai, që kur u transferua të bardhezinjtë para tre vitesh.
Thanks for everything, @MATUIDIBlaise!
— JuventusFC (@juventusfcen) August 12, 2020
DE LIGT – Mbrojtësi holandez do t’i mungojë Juventusit për një kohë relativisht të gjatë, pas operimit të kryer ditën e sotme. Klubi i Juventusit e ka konfirmuar diçka të tillë përmes rrugëve zyrtare të komunikimit dhe kështu trajneri Andrea Pirlo deri në nëntor nuk mund të bëjë llogari me holandezin.
“Këtë mëngjes, Matthijs de Ligt ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale në shpatullën e djathtë të tij. Operacioni i kryer ka dalë me sukses dhe koha e rikuperimit të tij është afërsisht tre muaj”, njofton klubi i Juventusit. /abcnews.al
Thanks for everything, @MATUIDIBlaise!
— JuventusFC (@juventusfcen) August 12, 2020