Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu ka deklaruar se zhvendosja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem do të ndodhë shumë shpejt. “Do të ndodhë më shpejt nga sa mendohet, me siguri brenda vitit”, ka thënë Netanyahu për mediat, teksa udhëtonte për në Indi. Ndërkohë, kryeministri ka mirëpritur vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i prerë fondet Agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë. “Ajo është një agjenci që përjetëson trillimin palestinez dhe mohon zionizmin. Është pozitiv fakti që Amerika ka bërë këtë lëvizje, duke e sfiduar këtë institucion”, ka thënë Netanyahu. Nga ana tjetër, Organizata për Çlirimin e Palestinës ka akuzuar administratën amerikane duke thënë se me këtë vendimin po ndihmon atë që e ka quajtur “pushtim izraelit”. Për kryetaren Hanan Ashraëi, shkurtimi i fondeve për agjencinë për refugjatët është tregues i zhvillimeve negative. “Kjo lëvizje do të krijojë kushtet për një destabilizim të mëtejshëm të rajonit dhe tregon se askush nuk ka ndjesi faji kur goditen të pafajshmit”, ka thënë Ashrawi./abcnews.al
Zhvendosja e ambasadës amerikane, Netanyahu: Brenda vitit
schedule14:40 - 17 Janar, 2018
schedule 14:40 - 17 Janar, 2018