Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zhvendosen kontejnerët me mbetje/ Mister shkaqet, burime: Mund të asgjësohen

schedule15:44 - 29 Mars, 2026

schedule 15:44 - 29 Mars, 2026

Ka nisur procesi i zhvendosjes së 102 kontejnerëve me mbetje kimike të rrezikshme, të sekuestruara më herët nga Prokuroria e Durrësit. Prej afro një viti, këto kontejnerë kanë qenë të depozituar në zonën e Shën Vlashit, ndërsa tashmë po transportohen disa kilometra më tej, në një vendndodhje të re ende të paqartësuar publikisht.

Nuk ka një shpjegim zyrtar mbi arsyet e kësaj lëvizjeje, ndërsa mbetet e paqartë nëse mbetjet e rrezikshme do t’i nënshtrohen procesit të asgjësimit brenda territorit shqiptar apo do të transportohen jashtë vendit për trajtim të specializuar.

Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara, e cila i ka në administrim ka siguruar infrastrukturën për ruajtjen, ndërkohë që Policia e Durrësit ka siguruar transportin dhe perimetrin e jashtëm ku mbetjet u vendosën.



Analizat laboratorike të kryera në Itali treguan se mbetjet industriale të rikthyera në Shqipëri janë toksike dhe të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin.

2,800 ton mbetje toksike, që dolën për eksport nga Kurumi në Elbasan dhe rezultuan të rrezikshme, çuan në një hetim të gjerë. Prokuroria e Durrësit ka akuzuar si përgjegjës drejtues të Kurum dhe të kompanisë Sokolaj, e cila eksportoi mbetjet drejt Tajlandës.

Ngarkesa u rikthye në Shqipëri, pas denoncimeve të bëra nga rrjeti ndërkombëtar Basel, që monitoron lëvizjen e mbetjeve të rrezikshme.

Në vijim të kësaj çështjeje, Prokuroria e Durrësit lëshoi 30 fletëarresteve, nga të cilat 23 u ekzekutuan

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi fatin përfundimtar të këtyre mbetjeve, ndërsa zhvendosja e tyre ka ngritur sërish pikëpyetje mbi menaxhimin dhe sigurinë e materialeve të rrezikshme në vend.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!