Zhvatën biznesmenin duke e mashtruar/ Lezhë, përdorën emrin e kryetarit të bashkisë Pjerin Ndreu

schedule15:58 - 23 Korrik, 2024

schedule 15:58 - 23 Korrik, 2024

Policia e Lezhes ka arrestuar dy persona të cilët përmes mashtrimit i kanë marrë para një biznesmeni.

Në pranga janë vënë Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaku.

Nga hetimet rezulton se këta dy persona në bashkëpunim me Shefik Kurtin i cili është shpallur në kërkim në datën 14 korrik të këtij viti kanë përfituar 15 000 euro, nga biznesmeni ylli ujkaj, i cili eshte dhe president i ekipit te basketbollit beselidhja.

Mësohet se ata kanë komunikuam me Ujkaj në aplikacionin “Signal” duke perdorur emrin e  kryetarit te bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu.

Përmes kësaj skeme mashtrimi pak ditë më vonë në 17 korrik ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky biznesmen, me anë të së njëjtës skemë.

Ndëkohë autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e një tjetër rasti të ndodhur një Tiranë, ku Shkëlqim Domi, Saimir Sallaku dhe Shefik Kurtin kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një shtetas, po permes mashtrimit.

Mbi këtë rast reagoi edhe Kryetari i bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, i cili shkroi në rrjetet sociale se nuk i njeh personat e arrestuar ndërsa kërkoi nga qytetarët që të denoncojnë nëse bien pre e mashtrimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!