Zhvaste familjarët e pacientëve gjatë pandemisë/ Dënohet Tire Alldervishi, sanitare e “Shefqet Ndroqit”

schedule13:48 - 27 Dhjetor, 2024

schedule 13:48 - 27 Dhjetor, 2024

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dënuar  Tire Alldervishin për akuzën e mashtrimit, ndërsa personat e tjerë të dyshuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim u shpallën të pa fajshëm.

Alldervishit iu pezullua dënimi me burg dhe iu caktua dënim alternativ me shërbim prove për 2 vite.

Më herët prokuroria  e Tiranës në konkluzionet saj përfundimtare për skandalin, ku infermieret dhe sanitaret e “Shefqet Ndroqit” gjate  kohës  së pandemisë, kërkonin para për nga familjaret e të sëmurëve, kishte kërkuar dënimin e Tire Alldervishit me 7 vite burgim për veprën penale, të “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe që ka sjelle pasoja të rënda.

Nga 6 vite burg prokuroria ka kërkuar për infermieret Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi fhe Gylbra Halilaj.

Ato u akuzuan për  mashtrim me pasoja re renda  dhe shpërdorim detyre. Prokuroria kërkoi dënimin me  6 vite burg edhe për  sanitaren tjetër Rukije Hoxhaj, por gjykata i shpalli të pafajshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!