Gjermania, edhe pse ishte ne epërsi, u ndal në një barazim 1-1 kundër Zvicrës. E njëjta gjë u kishte ndodhur edhe me Spanjën pak ditë më parë dhe normalisht ka keqardhje për rezultatet e marra në dy takimet e para të Nations League.
Trajneri Joachim Low, pas ndeshjes ka deklaruar për ZDF: “Ashtu sikurse ndaj Spanjës, ne nuk arritëm të shënonim golin e dytë që do të na jepte siguri. Dy ndeshje radhazi kemi udhëhequr 1-0 dhe në të dyja rastet kemi çuar në shtëpi asgjë. Kishim disa raste të mirë, por e lamë Zvicrën të kthehej në lojë pjesën e dytë.
Kemi humbur shumë topa dhe barazimi merr kuptim me këtë lojë. Disa lojtarë nuk ishin në ritmin e këtij kompeticioni, kurse disa të tjetër na mungonin. Zvicra nuk kishte asgjë për të humbur në pjesën e dytë dhe dhanë gjithçka”.
Në të njëjtën linjë me të është edhe Toni Kroos, mesfushori i Real Madrid. “Kur janë gjashtë pikë për t’u marrë dhe merr vetëm dy, po, është me të vërtetë zhgënjyese. Për fat të keq është pak a shumë i njëjti skenar si kundër Spanjës.
Duhet të punojmë të gjejmë më shumë zgjidhje kur kundërshtari luan shumë lart. Na duhen futbollistë që e duan topin, edhe kur ne jemi nën presion”, deklaroi Kroos pas ndeshjes me Zvicrën. /abcnews.al