Christian Pulisic nuk po arrin të gjejë shumë hapësira te Chelsea. Ekipi i Lampard mposhti 2-0 në shtëpi Brighton, ndërsa amerikani e ndoqi gjithë sfidën nga stoli.
21-vjeçari ofensiv, për të cilin “Blutë e Londrës” paguan 64 milionë euro te Dortmund, tregohet i sinqertë pas fitores së fundit, por nuk e humb besimin te vetja.
“Natyrisht që ndihem i zhgënjyer, por do të vazhdoj të punoj fort sepse dua të luaj. Lampard më kë thënë që të vazhdoj të stërvitem fort. Duhet të përmirësohem dhe të rikthehem në formë. Nuk do të jetë aspak e thjeshtë, e di që nuk do ta kem aspak të thjeshtë”, thekson Christian Pulisic, i cilin numëron vetëm 277 minuta aktivizim në kampionat në këtë fillim sezoni. /abcnews.al