Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zheni Gjergji në krye të spitalit të Elbasanit/ Nura: Lëvizje demokratike! Lajme të tilla do dëgjojmë më shpesh, PD të ndryshojë strategjinë

schedule13:27 - 21 Tetor, 2025

schedule 13:27 - 21 Tetor, 2025

Analisti pranë ABC News, Artur Nura i ftuar në “News Line” komentoi emërimin e ish-deputetes Zheni Gjergji në krye të spitalit rajonal Elbasan. Ai e quajti largimin e Zheni Gjergjit si një lëvizje demokratike, ndërkohë që shtoi se lajmi të tilla kemi për të dëgjuar më shpesh, duke përmendur edhe largimin e Silva Cakës nga radhët e PL, dhe u bashkua në kabinetin e qeverisë Rama.

Sipas analistit shkaku kryesor është strategjia e opozitës dhe PD-së, ku sipas tij duhet të ketë një reformim rrënjësor.

“Largimi i Zheni Gjergjit është një lëvizje demokratike. Nëse nuk gjen rehat në partinë tënde mund të largohesh. Situata është shumë e vështirë, sidomos tek lëvizja tjetër e opozitës. Të gjithë ata që rrinë pas Berishës në SPAK nëse do u ofrohej një punë në shtet do të rrinin akoma mbrapa Berishës?! Kjo është një pyetje që duhet ta bëjë Berisha me të vetët.

Komoditeti i PS është i padiskutueshëm me këtë opozitë që është. Përçarja në PD do të vijojë, Me këtë strategji që po zgjedh Berisha s’do marrë kurrë pushtet. Nuk do të ketë asnjë fitore, sepse nuk frymëzon. Ram mbretëron për shkak të një opozite pa strategji dhe mbështetje. Do të kemi lajme të tilla të ngjashme, sepse ka një strategji nga e majta.

Nëse nuk do të ketë një ndryshim në PD dhe PL, atëherë nuk do të kemi lëvizje. PD është një parti e cila ka nevojë për një ndryshim rrënjësor. Berisha në fund të procesit “Partizani, do të dalë i pafajshëm. Berisha nuk përdor detyrimin ndaj partisë, por ndaj familjes dhe vetes”, tha analisti Nura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!