Largimi i “shtatlartit” korean të mbrojtjes, Kim Min-Jae nga Napoli drejt “bavarezëve” të Bayern Munich, nuk ishte i vetmi largim që pritej në radhët e kampionëve të Serie A, me anësorin meksikan, Hirvin Lozano, i cili është në kërkim të një “aventure” të re pas 4 vitesh të shpenzuara në Itali.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, bordi i Napoli kërkon ta zëvendësojë meksikanin, me një lojtar jo shumë të kushtueshëm, por të jetë cilësorë në krahun e djathtë të sulmit, i cili është gjithashtu dhe objektivi i “kuqezinjve” të Milan.
Në listën e “bluve” është dhe anësori i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, “Dardani” 24-vjeçar ka bindur në sezonin e tij të dytë te Lille, teksa në 21 përballjet e Ligue 1 ka shënuar 3 gola e ka dhuruar 4 herë pasimet decisive për shokët e tij të skuadrës.
Mirëpo, pavarëisht performancave fantastike dhe çmimit të ulët të kartonit prej 10 milionë eurosh, Zhegrova nuk është i vetmi në listën e kampionëve të Italisë, të cilët kanë në fokusin e tyre dhe brazilianin Tete nga Shakhtar Donetsk. /i.m /abcnews.al