Para pak ditësh është përfolur se lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova kishte përfunduar në radarët e skuadrës së njohur të Premier League.
Raportohet se Mikel Arteta kërkonte shërbimet e lojtarit të Lille dhe në këto kushte Arsenal ishte vënë pas shërbimeve të tij.
Por ditën e sotme gazetari i njohur, Fabrizio Romano bën të ditur se Arsenali nuk ka dërguar asnjë ofertë te skuadra franceze për shërbimet e talentit shqiptarë.
“Arsenal nuk ka dërguar asnjë ofertë drejt Lille për Edon Zhegrovën” ka shkruar Romano në Twitter.
Arsenal have not submitted any proposal for Lille winger Edon Zhegrova and there are no negotiations ongoing to sign N’Golo Kanté from Chelsea, as things stand. ⚪️? #AFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 10, 2022
/f.a/abcnews.al