Zhdukja pa gjurmë e Jan Prengës, Hoxha: I vëllai grabiti kamionin me kokainë të grupit Hajri

schedule22:37 - 29 Janar, 2020

schedule 22:37 - 29 Janar, 2020

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga konflikti mes grupit Hajri dhe Astrit Prengës, që çoi më pas në pengmarrjen dhe zhdukjen e vëllait të tij Jan Prenga. Duke folur në emisionin e gazetares Juli Xhokaxhi në Abc News, Artan Hoxha u shpreh se Prenga kishte grabitur kamionin me drogë të grupit Hajri. Edhe pse ai e ktheu kokainën, nuk arriti ta shpëtojë vëllanë.

Pyetje: Pse shkoi deri të rrëmbimi?

Hoxha: Në mesin e muajit dhjetor një ngarkesë që kishte ardhur nga Amerika Latine me një kontenier me banane, 283 kg ishte sasisa e drogës. Gjatë rrugës një grup prej pesë personash kanë grabitur kamionin. Pas disa ditësh koka e kamionit ishte shitur një shtetasi rumun. Kontenieri nuk është gjetur ende. Astrit Prenga (vëllai i viktimës Jan Prenga) dhe një shtetas me origjinë nga zona e Dukagjinit janë arrestuar. Astrit Prenga nuk është korrieri i kokainës, por ai ka grabitur kokainën e një organizate tjetër. Pesë pjesëtarët e kanë ndarë në mënyrë të barabartë. Grupi Hajri ka vepruar aq haptazi me garancinë se kishte mbrojtje politike. Nuk është pronari i gjithë ngarkesës së grabitur, ka rezultuar se ka kthyer pjesën e vet të kokainës sepse presioni është bërë që të kthehej e gjithë ngarkesa. Nga burgu ka folur edhe me familjen dhe e ka kthyer pjesën e tij, ndaj mendonte se vëllain do të ia kthenin sepse pjesën e tij e dorëzoi. Ky është trafik ndërkombëtar, edhe pse paratë bëhet atje, kufomat mblidhen në Shqipëri. Grupi është vënë në lëvizje. Çështja doli jashtë kontrollit sepse pengu humbi jetën dhe kjo e prishi marrëveshjen.

Si funksionte ky grup?

Zona e Shijakut është bazë e disa grupeve të rrezikshme. Këta si grup ishin treguar shumë diskret nuk ishin ekspozuar, nuk ishin përfshirë në krime apo atentate. Altin Hajri është dënuar vitin e kaluur në mungesë në Shkallën e parë dhe Apeli e ka nxjerrë të pafajshëm dhe historia aty është mbyllur.

Grupin e eskpozoi ngjarja e 17 janarit e këtij viti. Parandalimi ka dështuar, por reagimi më mbrapa nga policia është për tu përgëzuar. Është dashur të instalohet teknikë përgjimi, familajrët nuk bashkëpunonin, edhe u kërkohej që të mos bashkëpunonin, ajo që e prishi historinë është fakti se i ndjeri, Jan Prenga humbi jetën gjatë rrëmbimit. Në rastin konkret u mor peng për të detyruar vëllain e vet në Britani që të kthente kokainën mbrapsht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!