Zhdukja misterioze e Ervis Martinajt, deklarata e Artan Hoxhës: Si e bëri revolucionin në krimin e organizuar, “bleu kokat”

schedule15:36 - 29 Gusht, 2022

schedule 15:36 - 29 Gusht, 2022

25 persona kanë humbur jetën në 22 vrasje të ndodhura gjatë kësaj vere. Fatkeqësisht numri më i madh i vrasjeve ka qenë për motive banale, por ka pasur edhe eliminime mafioze. Kryesisht eliminimet mafioze deri më sot nuk kanë autorë.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në edicionin e lajmeve në ABC u shpreh se finalizimet që po ndodhin tani, e kanë zanafillën që në vitin 2018. Ai shprehet se në dekadën në vijim do kemi një realitet tjetër dhe një hierarki ndryshe.

Gazetari Artan Hoxha foli në studion e lajmeve të ABC edhe në lidhje me zhdukjen e mistershme e Ervis Martinajt, i cili kërkohet nga SPAK në kuadër të operacionit “Golden Bullet”. Gjithçka nisi pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili tha se Martianaj i kishte ofruar 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen.

Sipas gazetarit të ABC Artan Hoxha, Ervis Martinaj ka qenë një nga personazhet me të rëndësishëm në këtë vend sa i përket botës së krimit. Hoxha ka shtuar se Vis Martinaj ka bërë një revolucion në botën e krimit të organizuar për shkak se ai bëri një kombinim të krimit, biznesit, dhe politikës.

Sipas Hoxhës, Ervis Martinaj i vuri institucionet në shërbim të krimit të organizuar, pasi arriti të korruptonte figura të rangut të lartë.

“Ervis Martina, prishi kufijtë se ku fillonte biznesi dhe se ku mbaronte. Ishte personi që prishi kufijtë se ku fillonte politika dhe ku mbaronte. Krijoji infrastrukturë dhe evoluimin e botës së krimit në Shqipëri” tha Artan Hoxha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!