41-vjeçari, Panajotis Kalesis i zhdukur prej 50 ditësh u gjet dhe u bashkua me familjen e ti të enjten e 19 majit.
Panajoti rezultonte i zhdukur që prej 31 marsit.
Mediet greke shkruajnë se gjatë gjithë kësaj kohe 41-vjkeçari endej në malin e Olimpit.
Megjithatë mbetet ende enigmë se për çfarë arsye 41-vjeçari endej për 50 ditë në malin e Olimpit.
Për fat të mirë Panajoti u gjet pas 50 ditësh në portin e Platamonas, i lodhur dhe i rraskapitur, shkruan abcnews.al.
Si pasojë ai u dërgua në spital ku iu nënshtruar trajtimeve të nevojshme mjekësore, ndërsa aktualisht ndodhet në shtëpinë e tij me të afërmit dhe familjen.
“Faleminderit shumë. Fëmija im është mirë dhe tani është me ne në shtëpi,” tha nëna e tij për emisionin investigativ “Tunel”.
Miku n tij i ngushtë me origjinë shqiptare, Flamuri tha për protothema.gr se Panajoti nuk ka qenë mire psikologjikisht e as fizikisht dhe se ka pësuar traumë nga qëndrimi i tij në malin e Olimpit për 50 ditë.
Ndër të tjera Flamuri zbuloi se Panajoti do të bëhet baba për herë të parë.
“Gjithçka që dëshiroj dhe dua është që shoku im të jetë mirë. Siç mësova ai ka humbur shumë peshë dhe këmbët nuk e mbajnë. Për një muaj Panajoti do të bëhet baba i fëmijës së tij të parë,” tha shoku i tij i ngushtë.
Shoku i tij thotë se vitet e fundit Panajoti nuk ishte mirë psikologjikisht, por askush nuk priste që të arrinte deri në këtë pikë.
“E vërteta është se kohët e fundit nuk ishte mirë, kishte ndryshuar si njeri, por nuk e prisja të arrinte në këtë pikë. Dukej sikur kishte hequr dorë nga gjithçka. Unë kam 20 vite që e njoh, kemi punuar bashkë, kam parë ndryshimet në sjelljen dhe i kam thënë të ketë kujdes. Dukej sikur diçka ndryshoi papritur dhe vendosi të largohej. La pas familjen, gruan shtatzënë, pa para, pa asgjë. U zhduk gjithsej 50 ditë, nuk kishte as celular me vete”, tha ai.
Gjithçka ndodhi mëngjesin e së enjtes, më 31 mars, kur Panajoti kishte shkuar me nënën e tij në Platamonas të Piereut për të marrë disa mobilje për t’i çuar në shtëpinë e tyre në Larisa. Në një moment, ai u largua për te një kioskë lokale dhe që atëherë nuk u kthye më.
/abcnews.al.


