Të shumtë ishin tifozët anglezë që mbështetën skuadrën e tyre të zemrës në ndeshjen kundër Kosovës në Prishtinë. Ishullorët janë ndër tifozët më të zjarrtë dhe problematikë, por atmosfera në kryeqytetin dardan ishte e mrekullueshme.
Gjithsesi, një prej miqve humbi pas ndeshjes. Grupimi i tifozëve që mbështesin Anglinë bëri një postim në Twitter, aty ku theksonte se Tom Blundell nuk ndodhej në autobusin që do të udhëtonte drejt Tiranës.
Për fat të mirë tifozi i WBA është gjetur dhe gjithçka është konfirmuar në një postim të mëvonshëm. Blundel kishte udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut në shoqërinë e disa tifozëve të tjerë anglezë. /abcnews.al
UPDATE:
Tom has been found safe and well in Macedonia. Many thanks to you retweeting and sharing. #together https://t.co/Se9E8lwO6l
— EnglandFansOfficial (@englandfansfc1) November 17, 2019