Zhdukja e pemës së mbjellë nga Macron e Trump, zbardhet misteri

schedule23:47 - 30 Prill, 2018

schedule 23:47 - 30 Prill, 2018

Pas raportimeve të shumta se pema e mbjellë nga presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu francez Emmanuel Macron është zhdukur nga kopështi i Shtëpisë së Bardhë, ka ardhur dhe një sqarim zyrtar. Ambasadori i Francës në Uashington, Zherar Arod, më anë të një mesazhi në tuiter ka zbardhur misterin që prej ditësh është pasqyruar gjerësisht në shtypin ndërkombëtar. Ai thotë se pema është dërguar në karantinë, gjë e cila kërkohet për çdo organizëm të gjallë të importuar në SHBA. “Pema do të mbillet përsëri në të ardhmen”, shkruan i dërguari i Parisit në Uashington. /abcnews.al