Policia e Shkodrës ka vënë në pranga bashkëshortin e Alma Arrazit, e zhdukur me tre fëmijët e mitur, njëri prej të cilëve u gjet i pajetë në lumin Buna. 31 vjeçari Ergys Arrazi akuzohet për dhunë ndaj gruas dhe tre fëmijëve si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës 9 vjeçare si pasojë e dhunës.
Vajza 9 vjeçare u gjet e pajetë nga një peshkatar i zonës dhe dyshohet se është vetëmbytur. Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë. Hetimet nisën pasi ka qenë 31 vjeçari që ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortes dhe tre fëmijëve.
Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje. 31 vjeçari u arrestua të shtunën nën akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.
Ai rezulton i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike. /abcnews.al