Zhdukja e nëndetëses, zbulohen disa mbetje pranë “Titanikut”

schedule18:04 - 22 Qershor, 2023

schedule 18:04 - 22 Qershor, 2023

Në zonën nënujore pranë Titanikut janë gjetur disa mbetje, ka njoftuar Roja Bregdetare e SHBA, raporton BBC.

Ekspertët brenda komandës së unifikuar janë duke verifikuar informacionin nëse ka të bëjë me nëndetësen e zhdukur.

Nëndetësja, e drejtuar nga OceanGate Explorations, u zhyt të dielën në orën 14:00 rreth 400 milje në juglindje të St John’s, Newfoundland. Kontakti me nëndetësen Titan humbi një orë e 45 minuta pasi ajo u zhyt, në bordin e së cilës ndodheshin pesë persona.

Siç thuhet në faqen e internetit të kompanisë OceanGate, bëhet fjalë për një nëndetëse 6.7 metra e gjatë dhe peshon mbi 10 tonë, e cila mund të zhytet në një thellësi prej 4000 metrash. Ajo është e pajisur me kamera, drita dhe skanerë për të eksploruar mjedisin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!