Zhdukja e Ervis Martinajt/ “Jo me telefon”, xhaxhai: Si komunikonim me nipin

schedule12:25 - 11 Gusht, 2022

schedule 12:25 - 11 Gusht, 2022

Detaje të reja kanë dalë nga zhdukja e Ervis Martinajt. Familjarët e tij, konkretisht nëna dhe xhaxhai kanë denoncuar se kanë humbur çdo kontakt me Vis Martinajn, një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak se akuzohet si pjesëmarrës në ngjarje të shumta kriminale.

Familjarët e Ervis Martinajt kanë shkuar mbrëmjen e djeshme në policinë e Kurbinit duke kërkuar prej tyre që t’ia gjejnë djalin pasi dyshojnë se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe pasi nuk kishin kontaktuar me të prej tre ditësh.

Më herët Abcnews.al raportoi se në polici kanë shkuar nëna dhe xhaxhai i Ervis Martinajt, Faiku. Faik Martinaj ka theksuar se njoftimin për zhdukjen e Ervisit ia ka dhënë një i afërm i tyre nga Puka.

Ai ka pohuar se me Visin nuk kishin komunikime në celular për shkak se ai ishte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa komunikimet me të i kryenin nëpërmjet të afërmve që kishin kontakte fizike me Ervis Martinajn.

Çfarë tha xhaxhai në polici:

“Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kunder Krimit dje rreth ores 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka, me ka vënë në dijeni se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të. Dua te theksoj se qe prej kohes qe nipi Ervisi eshte shpallur ne kerkim nuk kam patur asnje kontakt me te drejtperdrejt apo ne telefon, por vetem nepermjet personave te aferm. Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund ti kete ndodhur dica e keqe nga grupe kriminale qe kerkojne ta eliminojne. Ne kemi pritur deri diten e sotme qe mos kemi ndonje kontakt me nipin Ervisin por nuk kemi arritur te kontaktojme dhe nuk kemi asnje lloj informacioni per vendndodhjen edhe gjendjen e tij.

Sot ne dreke rreth ores 12, te shqetesuar lidhur me gjendjen e nipit Ervisit, kam njoftuar punonjesin e policisë se komisariatit kurbin pjetër Tuci per sa thashe me siper”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!