Zhduket sekretarja e Gjykatës së Lezhës, reagon policia

schedule12:48 - 7 Prill, 2022

schedule 12:48 - 7 Prill, 2022

Lezhë – Klaudia Marku, sekretare në Gjykatën e Lezhës, rezulton e zhdukur. ABC mëson se ka qenë bashkëshorti i të resë i cili ka denoncuar në polici largimin e nënës së dy fëmijëve.

Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë, përshirë atë që lidhet me detyrën. Ndërkohë, në një njoftim për mediat, policia e Lezhës tha se po punonte për gjetjen e 34-vjeçares.

Njoftimi:

“Më datë 06.04.2022, rreth orës 23:00, ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe më pas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin nga banesa të bashkëshortes së tij, shtetases K. M., 34 vjeçe. Menjëherë, pas administrimit të kallëzimit, është bërë shpallja e kërkimit policor e kësaj shtetaseje dhe vijon puna për gjetjen e saj.   Gjithashtu, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë është regjistruar procedimi penal për këtë rast dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprime hetimore intensive, për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të largimit nga banesa.”/abcnews.al/