Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj në ujërat e lumit Buna do të vijojë nga polumbarët.
Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raportoi se bashkëshorti i Almës, 31-vjeçari Ergys Arrazi është akuzuar për nxitje të vetëvrasjes.
Njëra nga motrat e 39-vjeçares Alma Arrazi ka deklaruar në polici se Ergysi ushtronte dhunë të vazhdueshme.
“Kemi raportuar për 31-vjeçarin si autorin e dyshuar, në bazë të akuzave të ngrtura nga policia dhe grupi hetimor, për shkaktim të vetëvrasjes.Sipas deklarateve të marra të mëparshme, dyshohet se ka qenë për shkak të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, shkak për veprimin e 39-vjeçares. Ai ka shkuar në polici ku ka deklaruar se bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët është laarguar nga shtëpia. Ditën e sotme, ai është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje. Një nga motrat e Alma Arrazit, ka deklaruar në polici se bashkëshorti i motrës ka ushtruar dhunë të vazhdueshme. Ngjarja është shumë e rëndë. Kemi vetëm një person të akuzuar, nxitje për të kryer vetëvrasje. Ne kemi tentuar të marrim kontakte me familjen, por ka qenë e pamundur. Duhet të kuptojmë familjen Arrazi që jeton në Shkodër. Pavarësisht kërkesës së mediave, nuk kanë pranuar, madje na kanë larguar, sepse situata është shumë e rëndë”, raportoi gazetari Shkreli.
Me datë 3 Maj, ishte vetë Ergys Arrazi, i cili iu drejtua policisë së Shkodrës duke thënë se bashkëshortja e tij Alma Arrazi 39-vjeçe, dhe 3 fëmijët e tyre të mitur 9, 8 dhe 3 vjeç, janë larguar nga banesa.
Në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës, në ujërat e lumit Buna, pranë fshatit Darragjat, nga një peshkatar i zonës, u gjet e pajetë vajza 9-vjeçare e familjes Arrazi,/abcnews.al