Zhduket ishulli i shfaqur pas tërmetit para gjashtë vitesh

schedule22:00 - 13 Korrik, 2019

schedule 22:00 - 13 Korrik, 2019

Është zhdukur ishulli Zalzala Koh, i cili u shfaq në vitin 2013 pas një tërmeti shkatërrues në zonën e qytetit pakistanez Guadara, raporton Anadolu Agency (AA).

Në pamjet satelitore më nuk shihet ishulli që u shfaq pas tërmetit me fuqi prej 7.7 ballë, i cili goditi Balochistan dhe Sindh, në jug të vendit.

Ishulli ishte me gjatësi prej 40 metrave, gjerësi 90 dhe lartësi 20 metra. Banorët e quajtën ishullin “Zalzala Koh”, që do të thotë Mali nga tërmeti.

Megjithatë, tani nga Instituti pakistanez për hulumtim të oqeanit (NIO) dhe NASA njoftuan se ishulli është zhdukur.

Asif Inam, ish-drejtor i NIO-s, deklaroi se nuk kanë pritur se ky lloj ishulli do të mbijetojë gjashtë vite.

Ai rikujtoi se pas tërmetit të vitit 1945 u shfaqën katër tërmete të tilla. Inam tha se në periudhën 1999-2013 u paraqitën edhe tre ishuj.

Ai konsideron se arsyeja për shfaqjen e këtyre ishujve në brigjet e Detit Arabik të Pakistanit është metani nën shtratin e detit./AA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!