Zhduket i riu te Gjiri i Lalzit, policia: Dyshohet se u mbyt në det

schedule20:05 - 17 Gusht, 2021

schedule 20:05 - 17 Gusht, 2021

Një 23-vjeçar dyshohet se është mbytur ditën e sotme te Gjiri i Lalzit në Durrës.

Policia njofton se rreth orës 14:40, A. S. 23 vjeç, banues në Tiranë dyshohet se është mbytur duke u larë në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Ky është rasti i dytë brenda ditës së sotme, pasi pasdite një i moshuar u mbyt në Durrës./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!