Zhduket Ervis Martinaj, familja kallëzon në polici se ka humbur kontaktet me të

schedule10:33 - 11 Gusht, 2022

schedule 10:33 - 11 Gusht, 2022

LAÇ –  Familja e Ervis Martinaj ka kallëzuar në komisariatin e policisë në Laç, se ka humbur çdo kontakt me të shumëkërkuarin e drejtësisë.

Burime për ABC nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, bëjnë të ditur se ka qenë nëna e Ervis Martinajt ajo e cila ka kryer denoncimin, duke thënë se prej 3 ditësh nuk ka pasur asnjë kontakt fizik dhe as në celularë me djalin e saj i cili është në kërkim ndërkombëtar për shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vend. Ajo ka rrëfyer se nuk di se ku djali i saj ndodhet dhe po ashtu informacion për të nuk kanë as të afërmit e tjerë të cilët ruanin kontakte me të shumëkërkuarin.

Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit. Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale. Emri i Ervis Martinit u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo.  Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por ai nuk u implikua në këtë rast, sepse nuk kishte prova.

Po ashtu Martinaj ishte i përfshirë në vrasjen e ndodhur në Bllok, ndërsa pas kësaj ngjarje ai u arrestua por më pas u la i lirë pasi pagoi një shumë të madhe parash. Emri i Ervis Martinajt, doli në skenë edhe pas dëshmisë së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani. Ai rrëfeu se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro, për eliminim e Endrit Dokles, numrit 2 të Bandës së Durrësit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!