Askush nuk eshte interesuar per gjurmet e para te urbanizimit te Korces. Çezmat publike jane zhdukur, dhe prej tyre ka mbetur vetem nje.
Tradita e cezmave publike te Korces po shkon drejt zhdukjes. Edhe pse ato shenojne fillimet e urbanizimit te qytetit dhe jane ndertuar dy shekuj me pare,sot jane degraduar dhe jane jashte funksionit. Dikur ne keto cezma udhetaret shuanin etjen,ndersa korcaret mblidheshin per te shkembyer te rejat e dites. E vecanta e ndertimit te cezmave publike te Korces,eshte pozicionimi i tyre ne forme tetekendeshi,qe ju sherbente te ardhurve,per tu orientuar ne qytet.
E vetmja cezem publike,qe i ka rezistuar kohes,eshte ajo e Papallambro Ballamacit,qe ndodhet ne lagjen 2 te qytetit. Tek te tjerat,nuk mungon vetem uji. Me te njohurat,si cezma e Amzes,cezma e Arave dhe ajo e Radanecit,jane demtuar dhe mbushur me mbeturina. Ne periudhen e komunizmit,nje pjese,e tyre u mbrojten dhe restauruan nga mjeshterit korcare te gdhendjes se gurit. Per qytetaret e Korces,per te cilet cdo cezem perfaqeson jo vetem nje element te tradites,por edhe histori personale,eshte e papranueshme mosnderhyrja e vendoreve nder vite.
As ne periudhen e komunizmit dhe as sot, kjo lloj trashegimie,ende nuk ka nje status,qe do ti garantonte mvrojtje ligjore.