Zhduket 24-vjeçarja, familjarët kërkojnë ndihmën e policisë

schedule23:15 - 19 Tetor, 2020

schedule 23:15 - 19 Tetor, 2020

Një 24-vjeçare nga Kosova, banues në lagjen Skënderaj është zhdukur prej tre ditësh dhe familjarët nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen e saj. Ata e kanë raportuar rastin në polici rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme.

Në një prononcim për gazetën Express, policia e Kosovës ka bërë me dije detaje mbi këtë denoncim. “Rasti qenka raportuar sonte rreth orës 20:00, nga familjarët e saj. Qenka raportuar në Stacionin Policor të Skenderajt, nga ana e familjarëve të saj. Rasti i 24 vjeçares, është inicuar si person i zhdukur. Detaje të tjera nuk kemi për momentin”, është shprehur Zahiti.

Ridvan Tahiri i cili në mënyrë vullnetare angazhohet për kërkimin e personave të deklaruar si të zhdukur, përmes një postimi të bërë në Facebook ka kërkuar mobilizim për gjetjen e 24-vjeçares./mv. abcnews.al