Zhduket 17-vjeçarja nga Gramshi, babai kërkon ndihmë nga policia

schedule12:00 - 8 Korrik, 2022

schedule 12:00 - 8 Korrik, 2022

Një 17-vjeçare nga Gramshi rezulton e zhdukur që prej dy ditësh.

Babai i saj ka bërë kallëzimin në polici, se e bija është larguar nga shtëpia më datë 6 korrik 2022 dhe se që prej asaj dite nuk është kthyer në shtëpi.

Njoftimi i policisë :

Më datë 07.07.2022, shtetasi L. L., 44 vjeç, banues në Gramsh, ka bërë kallëzim se më datë 06.07.2022, është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja E. L., 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!