Një anëtar i stafit në Muzeun Britanik është shkarkuar dhe po hetohet nga policia pasi u raportua se një numër sendesh me vlerë “ishin zhdukur, vjedhur ose ishin dëmtuara”.
Në një deklaratë, muzeu tha se sendet përfshinin “xhevahire ari dhe xhevahire prej gurësh gjysmë të çmuar dhe xhami që datojnë nga shekulli i 15-të para Krishtit deri në shekullin e 19-të pas Krishtit”.