“Zhduken” peshkatarët me grep

schedule14:35 - 7 Qershor, 2019

schedule 14:35 - 7 Qershor, 2019

Në Liqenin e Shkodrës nuk gjen më peshkatarë të apasionuar pas peshkimit. Kjo për shkak se në ujërat e liqenit nuk ka peshq. Sipas banorëve mendohet se kjo situatë ka ardhur nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut.

Dikur këtu të pasionuarit e peshkimit nxitonin herët në mëngjes për të zënë një vend në bregun e Liqenit të Shkodrës. Sot është e vështirë të takosh dikë që hedh grepat për peshk. Duket sikur janë zhdukur njëherë e përgjithmonë.

Nga Ura e re e Bunës e deri në Shirokë, të vetmin që takojmë është Zenun Kraja. Fillimisht nuk e pret me dëshirë kamerën. Në grepin e tij kanë mbetur leshterikë.

Ka më shumë se 30 vjet që vjen këtu në liqen. Por peshq nuk ka. Duket se temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut kanë ndikuar që të pakqesohen. Të paktën kështu besojnë tani për tani.

“S’ka peshk më, i ka tret boja peshkut. me pas peshk kënaqesh”, tha Kraja.

Peshkimi me grep për shumë shkodranë, por për banorë të rretheve ka qenë sport pasioni dhe i përditshëm në Liqenin e Shkodrës apo në Bunë. Dikur në diktaturë, shumë të rinj kanë përfunduar në degën ushtarake thjesht sepse po peshkonin me një kallam bambuje./ABC News Albania 24/7