Pesë miliardë dollarë janë zhdukur nga llogaria e ish-liderit të Libisë, Muamar Gadafi, në Belgjikë. Lajmin e ka bërë të ditur prokuroria belge, që ka njoftuar gjithashtu hapjen e një procesi hetimor për të verifikuar nëse shuma e madhe ka përfunduar në duart e milicive apo partive politike në Libi. Autoritetet kanë akuzuar qeverinë në Bruksel se nuk ka respektuar vendimin e OKB-së në vitin 2011 për të ngrirë të gjitha asetet e Muamar Gadafit në Belgjikë. “Përpara se të pllakosë skandali, qeveria duhet të sqarojë se çfarë ka ndodhur”, ka deklaruar një prokuror. Ndërkohë, edhe Kombet e Bashkuara kanë njoftuar nisjen e një hetimi lidhur me zhdukjen e 5 miliardë dollarëve. Lider i Libisë për disa dekada me radhë, Gadafi u rrëzua nga pushteti dhe u ekzekutua 7 vjet më parë, kur protestat e së ashtuquajturës Pranëvera Arabe u shtrinë edhe në vendin e tij./abcnews.al
Zhduken 5 miliardë dollarë nga llogaria e Muammar Gaddafit
schedule10:09 - 1 Nëntor, 2018
schedule 10:09 - 1 Nëntor, 2018
