Zhdrella rikthen Llapin te fitorja, Drenica thyhet pas pesë javësh

schedule14:58 - 1 Nëntor, 2019

schedule 14:58 - 1 Nëntor, 2019

Llapi rikthehet te fitorja pas dy humbjeve në transfertë. Një gol i Mentor Zhdrellës në minutën e dhjetë vendosi sfidën kundër Drenicës dhe i dhuroi tre pikët ekipit të Tahir Batatinës.

Ekipi nga Podujeva e zhbllokoi shumë shpejt ndeshjen shtëpiake dhe arriti të menaxhojë avantazhin deri në fund. Zhdrella mori një asist nga Mërgim Pefqeli, u fut në zonë dhe nuk gaboi përpara portierit mik.

Takimi u zhvillua pas spektatorë për shkak të dënimit që mori Llapi dy javë më parë nga Komisioni i Disiplinës. Llapi e dominoi ndeshjen dhe e meritoi plotësisht fitoren. 23 pikë numërojnë djemtë e Batatinës dhe renditen përkohësisht në vend të pestë, tre pikë larg kryesuesve të Ballkanit.

Drenica thyhet pas 5 ndeshjes pa humbje, në të cilat kishte marrë dy fitore dhe tre barazime. /abcnews.al

Llapi – Drenica 1-0
(Zhdrella 10′)