Në mediat rumune u aludua se ndeshja ishte fiksuar në barazim, mirëpo në fushë ka ndodhur komplet e kundërta, me Sllovakinë, që ka marrë avantazhin përballë përfaqësueses rumune, në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit.
Një aksion fantastik i sllovakëve është finalizuar më së miri nga “fantazisti” Ondrej Duda, i cili dërgon në rrjetë, një krosim perfekt të Kucka, duke nisur festën e të tijve, në mitikun gjerman. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al