Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Zhbllokohen fondet e IPARD 3/ BE jep dritën jeshile për lirimin e parave për bujqësinë shqiptare

schedule18:14 - 10 Mars, 2026

schedule 18:14 - 10 Mars, 2026

Zhbllokohet fondet nga Bashkimi Europian për sektorin bujqësor në  Shqipëri.Burime nga ministria e bujqësisë bëjnë me dije se pas një periudhe 3 vjeçare të pezullimit të fondeve ,Programi IPARD III  pritet të marrë dritën jeshile për rifillimin e financimit për fermerët .

Në kuadër të Programit Ipard 3 për Shqipërinë parashikohet një fond prej 112 milionë eurosh dhe së bashku me 34 milionë të cilat vihen në dispozicion nga buxheti I shtetit shkojnë në total në 146 milionë euro.

Ministri i bujqsisë ka zhvilluar së fundmi në takim në Bruksel  me  Drejtoreshën e Përgjithshme të Drejtorisë së Bujqësisë në Komisionin Europian, Elisabet Ëerner, ku u  diskutua mbi progresin e Shqipërisë në përthithjen e fondeve europiane për bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe mbi hapat e mëtejshëm për zbatimin efektiv të programit IPARD III.



Gjatë takimit u vlerësua ecuria pozitive e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve që lidhen me këtë program, duke krijuar më shumë mundësi financimi për fermerët dhe agrobizneset shqiptare.

Fondet Ipard 3 për bujqësinë do të përdoren për financim në ndërtimin e serave,fermave  agropërpunim apo në ngritjen e agroturizmave

Vendimi për zhbllokimin do të zyrtarizohet brenda pak javësh, ndërsa zbatimi  parashikohet  të nisë në shtator të këtij viti.

Me programin Ipard 2 Shqipëria përfitoi mbi 94 milionë euro të cilat shkuan për mbështetjen e investimeve në sektorin agro-ushqimor, me synim përmirësimin e konkurueshmërisë, përmbushjen e standardeve të BE-së dhe respektimin e standardeve të mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit.   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!