“Zhang kërkon të shesë Interin”, Moratti: Nëse kjo ndodh vërtetë, situata do të përkeqësohet

schedule11:12 - 4 Tetor, 2022

schedule 11:12 - 4 Tetor, 2022

Massimo Moratti analizon situatën e Interit dhe familjes Zhang si një tifoz i skuadrës zikaltër: “Nuk i di llogaritë e klubit dhe as ato personale të familjes Zhang. Sigurisht që kur erdhën ishin në gjendje të mirë financiare. Kanë ndryshuar shumë gjëra, nuk e di se cila mund të jetë zgjidhja.

Nuk ka probleme të mëdha, por duhet kuptuar dhe kush janë qëllimet e Zhang. Nëse synon që të mbajë klubin apo është i detyruar që ta shesë, nëse ndodh kjo e fundit, atëherë situata do të përkeqësohej akoma më shumë”, ka thënë ish-presidenti legjendar i Interit.

“Si mund të ringrihet Interi? Duhet të fitojë, të ketë shumë krenari dhe dëshirë për të treguar se është një skuadër e madhe. Krenaria besoj se duhet të jetë një shtysë e madhe për këta lojtarë. Interi nuk është në një pozicion komod, por distancat janë akoma të vogla. Jemi akoma në fillim, ndoshta në mes të kampionatit problemet do të zgjidhen”, ka thënë Moratti. /abcnews.al