Inida Kreuz (Gjata), e njohur si Zhaku, do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.
Madje, Zhaku ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës, i cili do të jetë djalë.
“Do të bëhemi me çun”, ka shkruar artistja krahas fotos, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Zhaku dhe partneri i saj gjerman, Christian u martuan në vitin 2013. Gjatë një interviste të dhënë në qershor të 2021-shit, Zhaku tha se marrëdhënia e tyre ka patur dhe ndarje të gjata prej 2 vitesh, por ajo që e shpëtoi martesën ishte koha e kaluar vetëm./abcnews.al