“Zgjohuni idiotë!”, plas sherri mes Balotellit dhe tifozëve të Veronës

schedule16:11 - 4 Nëntor, 2019

schedule 16:11 - 4 Nëntor, 2019

Mario Balotelli ka vuajtur sërish nga abuzimet raciste, në sfidën mes Hellas Verona dhe Brescias. Sulmuesi italian u detyrua të ndërpresë lojën për disa çaste, madje dhe reagoi ndaj tifozëve të Veronës, duke iu gjuajtur me top.

Pas këtij incidenti, kryetifozi i Veronës ka reaguar në rrjetet sociale, duke shkruar: “Balotelli nuk është italian sepse nuk ka nënshtetësi italiane. Ai kurrë nuk do të jetë një qytetar italian. Ne kemi shumë lojtarë me ngjyrë në skuadrën tonë dhe i kemi duartrokitur gjithmonë”, tha fillimisht Luca Castellini.

“Koret raciste erdhën nga vetëm katër persona. Asnjë tjetër. Balotelli i ka dëgjuar thirrjet raciste në kokën e tij, pasi nga tifozët tanë, nuk ka pasur asgjë”.

Në Instagram, Balotelli reagoi menjëherë: “Dëgjoni me kujdes, miqtë e mi. Nuk po flasim më për futboll. Kjo është një gjë shumë herë më e madh se mund të kuptojnë mendjet tuaja të vogla. Zgjohuni, njerëz injorantë! Unë nuk qenkam italian? Tani flisni lart e poshtë, por të gjithë i keni vlerësuar golat e mi me Italinë”, shkroi Balotelli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!