Juristi Indrit Sefa komentoi deklaratën e ambasadës së SHBA në Tiranë, pas operacionit “Ura” që goditi grupin “Poja”, duke thënë se Agjencia Kundër Narkotikëve është aktive.
Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Sefa tha se prezenca e DEA është një garanci për SPAK.
“Ambasada amerikane, mund të them që politika amerikane ka ndryshuar. SHBA kanë prioritet luftën kundër drogërave, edhe krimit të organizuar. Por në Shqipëri funksionon edhe DEA. Dhe ky ishte edhe një kujtim që ne jemi këtu. Nuk është puna se DEA do arrestojë njerëzit, por bashkëpunon me SPAK”, tha Sefa.
Po ashtu edhe eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço u shpreh se DEA është mbështetje për SPAK.
“Dy ditë pasi ndodh ky operacion dalin dhe thonë për këtë e mbyllëm. Mesazhi është për të thënë që jemi sërish këtu. Pra një rifreskim pas informacionit që mos harroni se ne jemi këtu”, tha mes të tjerash Karamuço.
/abcnews.al/