“Zgjohesha herët për të parë CR7, Balotelli është i çmendur për mirë”

schedule21:39 - 22 Korrik, 2020

schedule 21:39 - 22 Korrik, 2020

Sulmuesi i Sevillas, Lucas Ocampos, ka dhënë një intervistë sot, ku ka folur për Cristiano Ronaldon dhe Mario Balotellin, duke thënë: “CR7? Kam qenë një fans i madh i tij që në fëmijëri. Në 2009-ën, ku Manchester United i Cristianos ishte në modë, ishte edhe Carlos Tevez.

Mbaj mend se në atë periudhë zgjohesha herët në Argjentinë për të parë ndeshjet. E vërteta është se është një lojtar që më ka pëlqyer gjithmonë dhe që e kam admiruar”.

Balotelli? Është një fenomen. Njerëzit mendojnë se është i çmendur, por është një i çmendur për mirë. Është një lojtar që argëton shumë shokët e skuadrës dhe shumë i rëndësishëm në në dhomat e zhveshjes”, u shpreh Ocampos./abcnews.al