Virgil Van Dijk flet pa doreza. Arsyeja pse zgjidhi skuadrën e Liverpool ka qenë trajneri Jurgen Klopp. Pasi spikati me Southampton, holandezi u kërkua edhe nga klube të tjera të mëdha të Premier League, por mbrojtësi qendror e kishte bërë analizën e tij dhe “The Reds” ishin zgjedhja e tij. Nuk gaboi aspak.
“Kam pasur mundësinë të shkoj te Chelsea ose te Manchester City. Kur i krahason klubet, shikon historinë, qytetin, skuadrën në atë momente dhe planet për të ardhmen e afërt. Por gjëja më e rëndësishme që shihni është trajneri. Jurgen Klopp është një arsye e rëndësishme pse zgjodha të pranoj ofertën e Liverpool”.
Pse prej Klopp? Van Dijk i zbulon sekretet: “Ai ka diçka të veçantë. Nuk e di nëse është energjia e tij apo imazhi i përgjithshëm. Ndonjëherë ulem dhe mendoj për atë që bën dhe çka ka më shumë se të tjerët. Mendoj se është raporti që ndërton me njerëzit dhe si e menaxhon këtë raport. Në këto ditë, kjo është gjëja më e rëndësishme në futboll.
Klopp ju krijon ju ndjesi pozitive. Ai është i lumtur kur ju sheh duke hyrë në klub. Mund të duket si dobësi, por kjo me të vërtetë ju frymëzon si lojtar. Pas çdo ndeshje përqafon çdo lojtar. Mund të jetë detaj shumë i vogël, por çdo lojtar ndihet mirë. Pastaj një ditë më pas të kritikon para të gjithëve. Ju e pranoni, sepse e dini që nuk është personale. Kështu edhe ai mund të kërkojë më shumë nga ne”.
Një pikë e fortë e Klopp është edhe mënyra se si e stërvit skuadrën. Holandezi pranon se lodhja është e madhe, por në fund ia vlen gjithçka. “ Të gjitha historitë për stërvitje e Klopp janë të vërteta. Unë e quaj stil gjerman, vrapim, vrapim, vrapim. Dhe kur mendoni se keni mbaruar, ka edhe më shumë vrapim. Kurrë në jetën time nuk jam stërvitur kaq shumë.
Mbaj mend tre seancat në ditë në Francë. Asnjë media, asnjë tifoz, vetëm ne. Mbi të gjithë me shumë stërvitje fizike, pastaj mbledhje dhe biseda për taktikën. Kur shkoja në shtëpi, ishte totalisht i këputur. Gjithsesi më duhet ta pranoj se përfitimet e asaj pune i kam parë gjatë gjithë sezonit”, përfundon Klopp, i cili ka folur edhe për tema të tjera në intervistën e dhënë për “Express”. /abcnews.al